
Ekspres Didiesse Frog
Ekspres me bustina kafeje
L13000.00
Didiesse Frog është një makinë espresso shumë e njohur italiane, e projektuar për përdorimin e ESE pod (cialde). Ajo njihet për qëndrueshmërinë, performancën dhe aftësinë për të përgatitur një espresso të pasur dhe kremoz si në bar.
Makina ka një strukturë shumë të fortë dhe një sistem presioni që nxjerr maksimalisht aromën e kafesë, duke krijuar një krem të dendur dhe një shije intensive në çdo filxhan.
Didiesse Frog është ideale për shtëpi, zyra dhe ambiente biznesi, falë përdorimit shumë të thjeshtë, mirëmbajtjes së lehtë dhe cilësisë së qëndrueshme të kafesë që ofron çdo ditë.
Ky ekspress vjen në ngjyra të ndryshme për një përshtatje perfekte me kuzhinën apo me zyrën tuaj!
Ky produkt është 100% origjinal.
Ky produkt shoqërohet me pullën e akcizës.
Ky produkt shoqërohet me faturën.
